Tiranë, 15 maj, NOA – Pritet që sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të japë rezultatin përfundimtar për fituesin e Bashkisë së Tiranës. Pas problemeve të shkaktuara në njësinë numër 5, KQZ-ja do të shqyrtojë të gjitha procesverbalet e nxjerra në Tiranë, për të llogaritur më pas edhe fituesin.
Pritet që mbledhja e KQZ-së të zhvillohet sot në orën 10:00 pas shtyrjes së mbledhjes së djeshme, e cila ishte e parashikuar rreth orës 18:00.
Sipas procesverbaleve të njësisë nr.5, KZAZ 49, Edi Rama e ka fituar garën me 10 vota plus, por ky procesverbal ende nuk është certifikuar nga KQZ.”Në bazë të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, KQZ e shpall rezultatin pasi të ketë verifikuar të gjitha të dhënat e tabelave të qendrave të votimit, KZAZ”, tha dje zëdhënësi i KQZ, Arti Lushi.
a.k/NOA