E diel, 15 maj 2011, NOA- Italianët e konsumojnë ushqimin me tepër kripë, kjo për faktin se 9 në 10 persona çdo ditë në ushqimin e tyre, krahas sasisë së kripës së hedhur në fillim vijojnë ti shtojnë më tepër nga normalja.
Këtë fakt e vërtetojnë të dhënat e publikuara nga zyra e konsumatorit në Itali, në pjesën për konsumin e kripës dhe efektet e saj.
Sipas kësaj shoqate thuhet se me një lugë kripë me pak në ditë, mund të evitohen 67 mijë raste infarkti në vit, dhe 40 mijë raste hipertensioni, të cilat kripa i stimulon së tepërmi.
Sakaq sasia e tepërt e kripës e përdorur në ushqim do të provokonte raste më të shumta infarkti se ato që shkaktohen nga pirja e duhanit.
a.y/NOA