English

Miq në kohë të vështira/ Turqia oksigjenon ekonominë greke

Stamboll, 15 maj, NOA – Të njohur për rivalitetin e tyre historik, Turqia dhe Greqia, duket se në këto kohë krize i janë përkushtuar njëra-tjetrës për t’i treguar notat e miqësisë.

Kështu, ekspertët turq thonë se firmat turke duhet t'i inkurajojnë homologet e tyre greke për t'u angazhuar në investime të përbashkëta në Turqi.

I cilësuar ky hap si një "oksigjen ekonomik" për tregjet e sëmura të fqinjit perëndimor, duke shtuar se interesi i firmave greke në tregjet turke, është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Vëzhguesit theksojnë se sipërmarrësit turq duhet të intensifikojnë kërkimin e tyre për të tërhequr kompanitë greke që të angazhohen në investime të përbashkëta në Turqi.

Mendimi i përgjithshëm është se bizneset turke jo me domosdo duhet të përqendrohen vetëm në projektet e investimeve në tregun grek, por më tepër duhet të përpiqen të tërheqin sa më shumë që të munden firma greke në Turqi.

Shumë prej tyre e konsiderojnë krijimin e një objekti në Greqi si një veprim jo të mirë në këtë moment për kompanitë turke, por më e mira shihet që të përfitojnë të dyja palët duke i bërë kompanitë greke të vijnë dhe të investojnë së bashku me firmat turke në Turqi.

Turkstat: 80 kompani greke, aktive në Turqi

Vëllimi i tregtisë reciproke midis Turqisë dhe Greqisë ishte rritur në 3.500.000.000 dollarë nga 1 miliardë në dekadën e fundit, ndërsa investimet greke në Turqi përqendrohen veçanërisht në industrinë bankare.

Më shumë se 80 kompani greke janë aktive në Turqi, ku shumë nga këto kompani janë banka.

Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) zotëron “Finansbank” dhe “EFG Eurobank” e Greqisë zotëron gjithashtu 70 për qind të “Eurobank Tekfen” në Turqi.

Investimet greke në Turqi janë me vlerë më shumë se 6.500.000.000 dollarë, kur kjo shifër ishte 56.000.000 dollarë në vitin 2001.

Përveç kësaj, shitësit turkë janë të përhapur në tregjet greke dhe kompani të tilla si İstikbal, İpekyol dhe Koton kanë një dyqan në qendrat tregtare në Athinë.

Turqia, një strehë e sigurt për investimet greke

"Investimi në Turqi mund të jetë një mundësi historike për sipërmarrësit grekë për të dalë nga kriza e tanishme", pohon presidenti i Këshillit të Biznesit turko-grek, Selim Egeli, për të përditshmen turke “Zaman”.

Egeli thekson se kjo do të jetë një mundësi unike për firmat greke, të cilat janë të kujdesshme ndaj tatimev.

e investim i fuqishëm në shtëpi, për të filluar prodhimin në Egeli thotë se SME-të greke mund të rimarrin pushtetin e tyre në partneritet me firmat e forta turke, të cilët kanë kapërcyer me sukses trazirat globale financiare të vitit 2009.

Kështu, sipas tij, biznesmenët grekë do ta shohin edhe Turqinë si një mundësi për të ndihmuar tregjet e sëmura të vendit të tyre.

Turqit, kanë shprehur pikëpamje të tilla gjatë një vizite të fundit nga ana e anëtarëve të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (ITO) në Athinë.

Ku kryetari i Shoqatës së Eksportuesve "të Greqisë së Veriut, Dimitrios Lakasas, tha se tregtia dypalëshe midis Greqisë dhe Turqisë është rritur shumë në vitet e fundit dhe se produktet turke janë më gjerësisht të përdorura në tregun grek se në të kaluarën.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Turqia pritet që të jetë ekonomia me rritje më të shpejtë në mesin e vendeve të OECD-së gjatë viteve 2011-2017, me një rritje vjetore mesatare prej 6,7 për qind.

Kjo për arsye se Turqia është një vend me favorizime gjeo-strategjike, gjë që u mundëson investitorëve të këtij vendi, të hyjnë në tregjet e shumta në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë Veriore dhe në Kaukaz.

Turqia aktualisht ka një bashkim doganor me BE dhe të marrëveshjeve të tregtisë së lirë (MTL) me 20 vende. n.e/NOA

KOMENTE