English

Mohimi, EULEX nuk ka në dorë çështjen e 6 zyrtarëve të komunës Prishtinë

Prishtinë, 15 maj 2011, NOA- Deklaratat e qarkulluara në media se EULEX ka marrë në dorë çështjen e gjashtë zyrtarëve të arrestuar të Komunës së Prishtinës, është mohuar.

Avokati i tyre Tomë Gashi në një deklaratë për mediat është shprehur se, “Rasti nuk është pranuar dhe nuk dihet nëse do të pranohet nga EULEX-i ky rast. Ajo që tani me dihet është që me kërkesën tonë, EULEX-i ka pranuar që të shqyrtojë mundësinë e marrjes se këtij rasti dhe seanca për këtë do të mbahet më 18 maj”.

Gjashtë të ndaluarit e komunës Prishtinë akuzohen për shpërdorim detyre, lidhur me projektin e mbulimit të lumit Prishtevasja.

Të arrestuarit e kësaj çështje janë, shefi i prokurimit të Komunës së Prishtinës Ekrem Rexha, Ridvan Shahinit, drejtor për Infrastrukturë lokale dhe funksionarët e tjerë Hazir Krasniqi, Halil Fejziu, Qazim Bajrami dhe Refik Sadiku .

a.y/NOA

KOMENTE