English

Pasqyra e Shtypit, 15 maj 2011

Tiranë, 15 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 15 Maj 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Forca e popullit”, i cili bën një përmbledhje të gjithë zhvillimeve të djeshme në Tiranë, në garën për Bashkinë e Tiranës. Disa tituj të tjerë janë; “Votat në 485 kutitë e Tiranës”, “Rezultatet në 11 minibashkitë e Tiranës”, “Tri super-gazetarët e njësisë 5”.

“Gazeta Panorama” ka si argument kryesor atë me titull, “Tirana pa fitues, KQZ pezullon rezultatin”, i cili flet për zhvillimet e djeshme. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Zbulohen tetë fletë votimi për Bashën në kutinë e minibashkisë 8, dyshohet për 100 të tjera në Tiranë”, “Goro: Bollano më takoi tani do të nis punën për sezonin turistik”, “Selitë, në lagjen e varfër që i dha 66 vota Edi Ramës”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Tirana, dalin provat e votës, KQZ; S’kemi rezultat, Rama: Fitova. Basha: Do pres KQZ”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Orët e etheve, Rama fiton me 10 vota, hileja e firmës tek procesverbalet’, “PD: Të numërohen votat jashtë kutisë së kryetarit, PS: Absurde”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Rama shpalle fitoren, Basha pret”, i cili flet për zgjedhjet e djeshme në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë ; “Kryeprokurorja Rama, pranga burrit dhunues”, “Gjika-Peleshi, për të bërë paqe në Flamurtari-Skënderbeu”, “Rikthehen sulmet ndaj objekteve të kultit në Korçë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al

a.k/NOA

KOMENTE