Mat, 15 maj, NOA - Një 60-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrethin e Matit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrë të Matit. 60-vjeçari, Ymer Kurti është qëlluar me dy plumba. Dyshohet se autor i ngjarjes është Asllan Katuçi. Nuk dihen ende arsyet e konfliktit që degjeneroi me përdorimin e armëve.
I plagosuri, Ymer Kurti, është dërguar në spitalin e Burrelit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.k.NOA