Tiranë, 15 maj, NOA – Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, ka kërkuar sot nga KQZ-ja që të miratojë sa më shpejt rezultatin për shpalljen e fituesit në Tiranë. Ai i shpreh se “tabelat e rezultateve nga gjithë qendrat e votimit duhet të paraqesin sa më parë në KQZ dhe më pas të bëhet shpallje e fituesit, kandidatit Edi Rama”.
Gjonçaj tha se, përfaqësuesit e KQZ-së nuk duhet të ndërhyjnë në zonat ku janë gjetur fletë votimit të kandidatëve për bashkinë të hedhura në kutitë e fletëve për kandidatët e njësive bashkiake.
Gjonçaj u shpreh se çështja më kryesore lidhet me shpejtimin e procesit.
a.k.NOA