Tiranë, 15 Maj 2011 NOA/ Kreshnik Rustemaj - Aksidentohet me makinë punonjësi i ambasadës Gjermane. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, sikundër shihni edhe në këto foto.
Automjeti tip-Foristradë me targa Cd 09045 me ngjyrë të bardhë, pronë e Anja Zougouari ka dalë nga rruga dhe është përplasur tek një pemë.
Burime nga policia i thanë agjencisë NOA se për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Jijim Zougouari, 36 vjeç, punonjës i ambasadës Gjermane.
Në vendngjarje u bë e ditur se i dëmtuari u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak për të ndihmën mjekësore.
Nga spitali mësohet se 36-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që punonjësit e policisë rrugore mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Nga hetimet rezulton se drejtuesi ka humbu kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur tek një pemë.
Policia bëri të ditur se për ngjarjen është njoftuar Ambasada Gjermane dhe konform procedurës në rastet e ngjarjeve që lidhen me diplomacinë e huaj të atashuar në Shqipëri, po veprohet në bashkërendim me ta.
k.r/e.t/NOA