Tiranë, 15 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të të dhënave të publikuara, flet se numërimi në 11 minibashkitë e kryeqytetit nuk ka përfunduar ende, ndërsa njësia bashkiake 5 dhe 9 janë më mbas nga gjithë të tjerat në numërimin e votave për kryetarët e tyre.
Ndërkaq ndonëse numërimi i të gjitha kutive nuk ka përfunduar ende, njësia bashkiake numër 1 e ka zgjedhur sërish Lindita Nikollën si kryetare, po ashtu edhe minibashkia numër 10 ka zgjedhur Blendi Fugën si drejtues të saj.
Më poshtë rezultatet e publikuara nga KQZ deri në orën 15:40 për 11 minibashkitë e Tiranës:
Minibashkia nr.1 (Numëruar 39/39 kuti)
Lindita Nikolli (Aleanca për të ardhmen)- 9985 vota
Agron Seseri (Aleanca për qytetarin)- 8775
Minibashkia nr.2 (Numëruar 45 nga 54 kuti)
Artemon Cukalla (Aleanca për të ardhmen)- 12723 vota
Elez Gjoza (Aleanca për qytetarin)- 13793 vota
Minibashkia nr.3 (Numëruar 8 nga 32 kuti)
Enver Sulollari (Aleanca për të ardhmen)- 2220
Ilir Kokona (Aleanca për qytetarin)- 2070
Minibashkia nr.4 (Numëruar 15 nga 43 kuti)
Vahid Kalaja (Aleanca për të ardhmen)- 3173 vota
Hysen Xhura (Aleanca për qytetarin)- 3934 vota
Minibashkia nr.5
0/ 56 kuti
Minibashkia nr.6 (Numëruar 37 nga 51 kuti)
Krenar Canollari (Aleanca për të ardhmen)- 8183 vota
Luzhiana Abazaj (Aleanca për qytetarin)- 7260 vota
Minibashkia nr.7 (Numëruar 36 nga 50 kuti)
Erion Koka (Aleanca për të ardhmen)- 9774 vota
Krenar Alimehmeti (Aleanca për qytetarin)- 8981 vota
Minibashkia nr.8 (Numëruar 13 nga 30 kuti)
Sadi Vorpsi (Aleanca për të ardhmen)- 2560 vota
Arben Tafaj (Aleanca për qytetarin)- 4112 vota
Minibashkia nr.9 (Numëruar 3 nga 41 kuti)
Armond Halebi (Aleanca për të ardhmen)- 882 vota
Indrit Fortuzi (Aleanca për qytetarin)- 822 vota
Minibashkia nr 10 (Numëruar 25 nga 25 kuti)
Enada Alikaj (Aleanca për të ardhmen)- 5060 vota
Blend Fuga (Aleanca për qytetarin)- 67 48 vota
Minibashkia nr.11 (Numëruar 26 nga 55 kuti
Naim Asllani (Aleanca për të ardhmen)- 5199 vota
Haki Mustafa (Aleanca për qytetarin)- 6117 vota
a.y/NOA