Romë, 15 maj 2011, NOA – Të ecësh shpejt, gati gati të vraposh, për gjysmë ore, katër apo pesë herë në javë lufton rrezikun e një infarkti të ri, për të gjithë ata që e kanë përjetuar një krizë të tillë, madje madje ashtu siç e kurojnë ilaçet.
Sipas mjekëve kardiologë të ecurit shpejt e lufton gati 25 përqind rënien e infarktit kardiak.
Madje sipas mjekëve përtej marrjes së ilaçeve për zemrën një program i tillë ushtrimi fizik mund të parashikojë pikërisht uljen e rrezikut të infarktit.
Ushtrimi fizik i të ecurit sportiv ul ndjeshëm rrezikun e infarkteve të reja, pasi zvogëlon luhatjet e rrahjeve të zemrës duke rritur njëherësh fuqinë dhe duke forcuar zemrën.
Po kështu ecja e shpejtë zvogëlon ndjeshëm edhe yndyrnat në gjak, ka efekte kundër rritjes së tensionit në gjak, por është gjithashtu edhe një ilaç i shkëlqyer natyror kundër depresionit.
mit/NOA