English

Sequi takim në KQZ: Besojmë se institucionet do të funksionojnë

Tiranë, 15 maj, NOA – Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sequi ka zhvilluat pak minuta më parë një takim me drejtuesin e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Pas takimit, Sequi tha për mediat se “ne kemi besim se institucionet do të funksionojnë”.

Duke mos u ndalur në detajet e takimit, Sequi tha se procesi i zgjedhjeve është i rëndësishëm dhe funksionimi i institucioneve do e përmbyllë atë me sukses. Ai shtoi se procesi i zgjedhjeve ka ende disa faza të rëndësishme.

Pritet që sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të japë rezultatin përfundimtar për fituesin e Bashkisë së Tiranës. Pas problemeve të shkaktuara në njësinë numër 5, KQZ-ja do të shqyrtojë të gjitha procesverbalet e nxjerra në Tiranë, për të llogaritur më pas edhe fituesin.

a.k/NOA

KOMENTE