English

Shefi i FMN arrestohet në Nju Jork

SHBA, 15 maj, NOA - Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn do të akuzohet në Nju Jork për ngacmim seksual dhe përpjekje për dhunim. Kështu njoftoi një zëdhënës i policisë i stacionit policor në Harlem të Nju Jorku,t ku po mbahet Strauss-Kahn.

Francezi 62 vjeçar është arrestuar disa orë më parë në një avion në aeroportin John F. Kennedy të Nju Jorkut, i cili pritet të nisej për në Paris. Strauss-Kahn akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një pastruese të dhomave të hotelit.

Sipas të dhënave të policisë, ai pastaj është larguar me nxitim nga hoteli ku ka lënë telefonin e tij mobil dhe sendet e tjera personale. Francezi, i cili konsiderohej si kandidat i mundshëm socialist për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vendin e tij do të pritej këtë të dielë në një takim në Berlin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

NOA/DV

KOMENTE