English

Si u arrestua shefi i FMN, detajet mbi “përdhunimin” e një shërbyeseje hoteli

Prokurorët në Nju Jork e kanë akuzuar udhëheqësin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, për vepër penale seksuale dhe përpjekje për përdhunim të një shërbyese hoteli.

Akuzat bëhen pas dyshimeve të bëra nga 32-vjeçarja, e cila ka punuar si shërbyese në një hotel të Manhatanit, ku Shtraus qëndronte në një dhomë, që vetëm një natë kushtonte 3 mijë dollarë.

Strauss-Kahn akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një pastruese të dhomave të hotelit. Sipas të dhënave të policisë, ai pastaj është larguar me nxitim nga hoteli ku ka lënë telefonin e tij mobil dhe sendet e tjera personale.

Avokati i shefit të FMN-së, 62-vjeçarit Shtraus dhe eventualisht kandidat i ardhshëm për president të Francës, është deklaruar se ky i fundit nuk është fajtor.

Dominik Shtraus Kan është nxjerrë nga një aeroplan në aeroportin "Xhon Kenedi", të Nju Jorkut, pak para se të nisej për Paris, raporton radio Free Europe.

Francezi, i cili konsiderohet si kandidat i mundshëm socialist për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vendin e tij do të pritej këtë të diel në një takim në Berlin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ai gjithashtu kishte në plan që të merrte pjesë në një takim të Ministrave të Financave të BE-së në Bruksel, të hënën, për të diskutuar planin e shpëtimit për Portugalinë dhe atë për Greqinë.

FMN-ja nuk e ka komentuar këtë rast ende të shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn duke mos mohuar se ai është paditur në Nju Jork për ngacmim seksual dhe përpjekje për përdhunim.

Një zëdhënës i policisë i stacionit policor në Harlem të Nju Jorkut, ku po mbahet Strauss-Kahni konfirmoi se francezi 62 vjeçar është arrestuar sot në një avion në aeroportin John F. Kennedy të Nju Jorkut, i cili pritej të nisej për në Paris.

Reporteri i gazetës New York Times, Al Baker informoi të dielën duke iu referuar deklaratës së punëtores 32 vjeçare të pastrimit:

"Sipas asaj që tregon punëtorja e pastrimit, ajo kishte hyrë në suitën e Strauss-Kahnit, duke besuar se qe bosh në hotelin Sofitel. Në këtë kohë, ai thuhet se ka dalë nga banja dhe e kishte mbërthyer e shtyrë në krevat. Ajo arriti të çlirohet me vështirësi e me luftë. Këto janë fjalët e saj.

KOMENTE