English

Të majtë e të djathtë, jemi të lodhur

Nga Pandeli Majko

Shpresoj dhe besoj se po flas edhe në emër të të gjithë qytetarëve që nuk na votuan për ti bërë thirrje KQZ që në një periudhë sa më të shpejt të mbyll dhe të deklarojë rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës dhe për të gjithë Shqipërinë.

Dëshiroj që sot ti drejtohem të gjithë publikut shqiptarë që të ketë qetësinë dhe gatishmërinë për të ndjekur hap pas hapi gjithë procesin, i cili shpresoj që në vazhdim do të jetë sa më i shkurtër nga institucionet përgjegjëse përpara ligjit. Dua të informojë publikun se nga 485 kuti gjithsej në Bashkinë e Tiranës, kam këtu për ti treguar procesverbalin e fundit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Procesverbali me ngjyrë të verdhë për kutinë me nr 1854/1 e firmosur me shumë respekt jo vetëm nga përfaqësuesit e PS por mbi të gjitha edhe nga përfaqësuesit e PD.

E përsëris është procesverbali i fundit i cili i jep fitoren Edi Ramës për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ftoj qetësisht të gjithë miqtë, vëllezërit dhe motrat pavarësisht si kanë votuar, të arrijnë të kuptojnë se PS sot zotëron një dokumentacion të plotë të firmosur jo vetëm nga socialistët por edhe nga demokratët në respekt të ligjit. Këto dokumenta flasin qartë, unë këtu kam në dorën e majtë, të gjithë statistikat që flasin qartazi, të gjitha tabelat përmbledhëse të cilat shpresojnë se KQZ në respekt të ligjit do të marrë një vendim sa më të shpejtë. Koha nuk pret, besoj se si të majtët ashtu dhe të djathtët jemi të lodhur për disa arsye të cilat nuk janë të reja, por mendoj se ka ardhur koha ti jepet fund lodrave të fjalëve.

Tani fjalën e ka ligji dhe dokumentat e firmosura janë si nga komisionerët dhe numëruesit e së majtës ashtu edhe nga ata të së djathtës. Që do të thotë se PD përfundimisht së bashku me kryetarin e saj aktual, së bashku me kandidatin për Bashkinë e Tiranës duhet të respektojnë firmat e numëruesve dhe komisionerëve të tyre.

Po flas mbi bazën e dokumentave ligjore. E gjithë kjo histori unë shpresoj që të mbyllet

në një mënyrë sa më të qetë. Ne ftojmë gjithë njerëzit që qetësisht të presim rezultatin sepse pas këtyre zgjedhjeve ne të gjithë jemi pjesë e të njëjtës kulturë, e të njëjtit shtet, e të njëjtit komb, të njëjtës shoqëri e cila kërkon që e nesërmja të vijë më e mirë sesa e sotmja.

KOMENTE