Tiranë, 15 Maj 2011 NOA/ - Një ushtar profesionist i ka dhënë fund jetës në mjediset e brendshme të repartit ushtarak ku ai ishte në krye të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash, i thanë agjencisë NOA, burime në vendngjarje dhe i ndjeri u vetëvra me një armë zjarri automatike të tipit "Kallashnikov"..
Një burim zyrtar nga policia e Tiranës konfirmoi ngjarjen për agjencinë NOA dhe tha se viktima është Artan Doçi, banues në Tiranë, 30 vjeç.
Burime hetimore paraprakisht thanë se dyshohet që një gjendje e rënduar psikologjike për shkak borxhesh të akumuluara, të ketë shpjerë ushtarin në këtë vetëflijim.
Vetëm para pak minutash, ndodhi edhe një tjetër vetëflijim. Riza Sukaj, baba i dy vajzave, u gjet i vetëvarur në banesën e tij, një apartament në katin e 14-të të pallatit “Agimi” në Qendrën Tregtare Tirana në bulevardin “Zogu i Parë”.
Një burim policor në vendngjarje i tha agjencisë NOA se i ndjeri kishte varur veten me një tel në ambientin e kuzhinës së shtëpisë.
e.t/NOA