English

3 ambasadorët mësyjnë në KQZ, takim me Ristanin e Subashin

Tiranë, 16 maj 2011, NOA- Sapo kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 3 ambasadorët e akredituar në Shqipëri.

Aleksandër Arvizu, ambasadori i SHBA, Eugen Wollfarth ambasadori i OSBE dhe Etore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian, po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura me kryetarin e KQZ-së Arben Ristani dhe me nënkryetaren e këtij institucioni Dëshira Subashi.

Ky takim zhvillohet vetëm një orë para mbledhjes së radhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku pritet të shqyrtohen tableta e rezultateve të Tiranës, për garën e kryebashkiakut.

Pritet që ambasadorët ashtu siç ndoqën nga afër numërimin e votave në njësinë 5, të ndërhyjnë për përshpejtimin dhe shpalljen sipas ligjit të kandidatit fitues për bashkinë e Tiranës, pas vonesave të shpalljes së rezultatit.

Sakaq nuk dihen saktësisht direktivat dhe këshillat që tre diplomatët ndërkombëtar do i thonë drejtuesve të KQZ-së, por sigurisht pritet që nga ky takim të jepet nxitje për shpalljen e rezultatit aq shumë të kontestuar nga të dyja palët, për Bashkinë e Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Sotiris Sula18:42 - 16 Maj 2011
    per mendimin tim luli ka fituar ashtu sic i takon sepse esht shum me i aft se rama me pak fjal e ka meritu sepse tirana e ka votu