SHBA, 16 maj, NOA - Fluturimi i parafundit i një prej anijeve kozmike të NASA-s, pritet të realizohet sot.
Menaxherët e misionit dhanë dritën jeshile për udhëtimin e fundit të “Endeavour”. Kjo anije kozmike do të fluturojë nga Stacioni i Hapësirës Ndërkombëtare nën komandën e astronautit, Mark Kelli, bashkëshorti i anëtares së Kongresit që kohë më parë u sulmua me armë zjarri gjatë një tubimi me simpatizantët e saj, Gabriella Gifords.
Ajo pritet të marrë pjesë në Kejp Kanaveral, në përpjekjen e dytë për nisjen e kësaj anije kozmike.
Në pjesën e fundit të muajit të kaluar, një problem elektrik në motorrin e “Endeavour” ndaloj nisjen e tij drejt hapësirës.
Pas këtij fluturimi, mbetët edhe një fluturim i vetëm pasi anija “Atlantis” do të kryejë fluturimin e fundit në muajin korrik.
a.k/NOA