English

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim

Ferizaj, 16 Maj 2011 NOA - Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit njësia në Ferizaj ka bërë sot arrestimin e tre personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

Fillimisht informacioni ishte pranuar nga njësia patrulluese e stacionit policor Ferizaj ku raportohej se dje rreth orës 06:00, tre persona të dyshuar kanë përdorë para të falsifikuar (bankënota 50 euro) me të cilat kanë blerë në një pikë shitëse të karburantit një pako cigare në vlerë dy euro, me ç’ rast shitësi i pompës u kishte kthyer menjëherë pjesën tjetër të parave prej 48 eurosh, mirëpo pas disa çastesh të njëjtit kanë kërkuar që t”ju kthehet bankënota prej 50 eurosh pasi që kanë para në vlerë prej dy eurosh dhe shitësi u kishte kthyer bankënotën dhe të njëjtin kanë vazhduar duke mos pranuar kthimin e mjeteve prej 48 eurosh

Policët të cilët i janë përgjigjur vendit të ngjarjes kanë filluar procedurat hetimore për rastin duke përcjellë personat e dyshuar të cilët kishin vazhduar të njëjtin veprim edhe në një pikë tjetër shitëse të karburanteve duke tentuar të kryejnë veprime të njëjta për të cilat janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale.

Të dyshuarit menjëherë janë arrestuar nga ana e policisë dhe ata janë:

Muhamet B. lindur më 1971

Florim D. lindur më 1974 dhe

Sadik B. lindur më 1981 që të gjithë nga komuna e Deçanit.

Policia tha se raste të tilla në mënyrë të njëjtë të kryerjes janë raportuar edhe më herët në rajonin e Ferizajt dhe hetuesit policor janë duke punuar intensivisht për të verifikuar se personat e njëjtë të dyshuar mund të kenë kryer vepra të tjera penale të kësaj natyre.

Dyshohet se këta persona kanë mundur ta përdorin këtë formë të mashtrimit edhe në qytetet e tjera prandaj apelojmë tek qytetarët se nëse kanë qenë viktima të rasteve të tilla të raportojnë në stacionin më të afërt të policisë.

Të dyshuarve me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme hetimore.

a.b/NOA

KOMENTE