Tiranë, 16 maj 2011, NOA – Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informoi se është arrestuar në ishullin Rhodos të Greqisë, 18-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Myslim Sani, i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Myslim Sani, i lindur në qytetin e Beratit, akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër shtetas, në 07.08.2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare.
Ndaj tij Gjykata e Vlorës kishte vendosur në 11.08.2008 masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, Myslim Sani u arrestua në 14.05.2011, për t’u ekstraduar më pas në Shqipëri.
mit/NOA