Mançester, 16 Maj NOA - Edhe pse shitja e Tevez po përshpejton, skuadra e Manchester City sezonin e ardhshëm sërish do të ketë një sulm atomik.
Krahas mundësisë për të blerë sulmuesin e Napolit Edison Cavani, City me sa është bërë be ditur është shumë pranë sulmuesit kilen Alexis Sanchez, i cili aktualisht është në radhët e skuadrës italiane të Udinezes.
Flitet se sheiku Mansour ka ofruar 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit të Udinezes, që duhet thënë se këtë sezon ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer dhe talenti i tij nuk vihet në diskutim.
r.b/NOA