Vlorë, 16 maj 2011, NOA- Dhuna rikthehet sërish në stadiumet shqiptare, këtë herë në fushën e blertë të qytetit të Vlorës.
Ky incident u shënua gjatë ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu, pas përfundimit të ndeshjes.
Ndeshja ka përfunduar 1-0 për vlonjatet, por pakënaqësitë ndaj rezultatit duket se kanë përballur tifozët e Flamurtarit dhe Skënderbeut, çka ka degjeneruar në konfrontime fizike ku nuk kanë munguar sendet e forta si gurë e stola, të cilat nuk kanë nguruar të hidhen as në fushë.
Nën mbikëqyrjen e policisë, lojtarët janë larguar nga fusha e blertë, por pavarësish kësaj, tifozët nuk janë qetësuar dhe kanë vijuar më tej sharjet dhe fyerjet në rrugët e qytetit, të kryesuara nga ana e simpatizantëve të skuadrës vlonjate.
a.y/NOA