Gjirokastër, 16 maj, NOA – Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet si autor i grabitjes së një motoçiklete. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjirokastër dhe autori i saj është me inicialet K.L.
Grabitja e mjetit është konstatuar nga pronari i motoçikletës, i cili ka njoftuar menjëherë Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje dhe ka bërë të mundur bllokimin e motoçikletës dhe arrestimin e autorit, në dalje të qytetit Gjirokastër. Për rreth dy orë ka vazhduar ndjekja nga ana e policisë. 18-vjeçari është fshehur në një rrugicë për t’i shpëtuar forcave të policisë. Pas kontrolleve të shumta të bëra nga forcat e rendit, autori ka lëvizur në një rrugë dytësore për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Por në dalje të qytetit është arrestuar nga policia.
Motoçikleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale .
a.k/NOA