Meksikë, 16 Maj NOA - Ka qenë shfaqja e parë në kostume banjoje, përgjatë shtatzënisë për aktoren Jessica Alba, e cila aktualisht është në muajin e gjashtë të saj.
E ftuar nga disa miq në Meksikë, bukuroshja amerikane i ka lejuar vetes disa momente relaksi në një pishinë, ku ka treguar dhe format e saj fizike më të bollshme se kurrë.
Edhe pse barku i saj është i fryrë gjatë kësaj periudhë, sërish bukuria e formave fizike mbetet për tu theksuar dhe nuk kalon pa u vënë re.
Aktorja e shkëlqyer 30-vjeçare, duhet thënë se nuk e ka fshehur asnjëherë shtatzëninë e saj, ku që nga njoftimi që ka bërë në muajin shkurt, ajo nuk i është shmangur asnjëherë fotografëve.
r.b/NOA