Tiranë, 16 maj 2011, NOA – Arrestohet autori i vrasjes së 57-vjeçarit Sami Kapollari, e ndodhur sot në mesditë në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet.
Ai është 61-vjeçari Ylvi Kodra, dhe është qiramarrësi i viktimës.
Policia e Tiranës, e cila ka nisur hetimet menjëherë pas ngjarjes së rëndë, dyshon se sherri i ndodhur mes Kodrës dhe Kapollarit ka ardhur për shkak të mospagesës së qerasë së apartamentit nga ana e viktimës.
Pas tensionit me fjalë, Kodra nuk është përmbajtur dhe e ka goditur me thikë qiraxhiun e tij, Sami Kapollari, duke i shkaktuar plagë të rënda, që i sollën vdekjen e menjëhershme.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, e cila ka prangosur autorin e vrasjes, dhe po zbardh tërë rrethanat e ngjarjes së rëndë.
mit/NOA