English

KQZ nis mbledhjen për tabelat e Tiranës, pritet rezultati Basha-Rama

Tiranë, 16 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak minuta më parë ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar tabelat e rezultateve të KZAZ-ve të kryeqytetit.

Nga këto tabela pritet të dalë edhe rezultati final i fituesit të kryeqytetit, rezultat i cili prej disa ditësh po zvarritet për t’u shqyrtuar me saktësi për shkak të pretendimeve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për pasjen e një rezultati zyrtar të fituesit.

Shqyrtimi i të dhënave lidhet me numrin e votave për Bashkinë e Tiranës të marra nga kandidati i Partisë Socialiste Edi Rama, dhe ai i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Deri në këto momente në komision po diskutohet për aspektin teknik të çështjes, ku po përcaktohen edhe personat e administratës së KQZ-së, që do të verifikojnë dhe ballafaqojnë rezultatet e tableave me ato të komisionit.

a.y/NOA

KOMENTE