English

Kush është Sani, i mituri që tentoi me shokun të përdhunojë një grua (FOTO)

Tiranë, 16 Maj 2011 NOA – Kur ishte vetëm 15 vjeç, mendja i punonte për prapësira ashtu si shumica e adoleshentëve dhe të miturve të kësaj moshe. Por ndryshe nga thuajse gjithë të tjerët moshatarë të tij, mendja i kishte shkuar për prapësi edhe më të papranueshme, të përdhunonte një grua.

E këtë donte ta bënte bashkë me shokun e tij ndaj thuri planin e abuzimit seksual dhe që të dy iu sulën një gruaje duke tentuar ta përdhunojnë.

Kjo histori ka ndodhur më 7 gusht të vitit 2008 në qytetin e Vlorës, kur Myslim Sani, atëherë 15 vjeç, në bashkëpunim me një tjetër shtetas kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare.

Sot, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana konfirmoi se në ishullin Rodos, Greqi, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i Sanit, i shpallur prej afro tre vitesh në kërkim ndërkombëtar.

Myslim Sani, tani 18 vjeç lindur në Berat, u kap pasi Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin e datës 11.08.2008, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg“ për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë ”, parashikuar nga neni 102/2 dhe 22, të Kodit Penal, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Ata sqaruan se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 14.05.2011, u bë i mundur arrestimi i Myslim Sanit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

e.t/NOA

KOMENTE