Palestinë, 16 maj, NOA - Trupat izraelite kanë gjuajtur kundër protestuesëve palestinezë përgjatë kufinjëve të tyre me territoret palestineze, kufirin me Sirinë dhe me Libanin, duke lënë 12 persona të vrarë dhe mbi 10 të lënduar.
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se në njërin nga incidentet, mijëra përkrahës të palestinezëve nga Siria kanë hyrë në territorin e saj.
Të dielën, autoritetet e Jordanisë gjithashtu kanë bërë përpjekje që të shpërndajnë turmat pro palestineze me gaz lotsjellës.
Dhuna shpërtheu në kohën kur palestinezët shënojnë përvjetorin e “Nakba”, term që nënkupton “katastrofen” që palestinezët e cilësojnë krijimin e shtetit të Izraelit, më 15 maj, 1948. Kjo ngjarje kishte provokuar zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve.