Nju Jork, 16 Maj NOA - Janë shitur të gjitha në mënyrë tepër të mirë veprat e Andy Warhol, të cilat janë nxjerrë në ankand gjatë kësaj jave në Nju Jork.
E fundit, një nga 13 portretet e Liz Taylor, numri 5 (Early Colored Liz) që i përket vitit 1963, shkoi në ankand nga Phillips për një shifër prej 26.9 milionë dollarë, përfshirë këtu të gjitha shpenzimet.
Ditën e martë një Jackie (Kennedy) është paguar për 20.4 milionë nga Sotheby, ndërsa ditën e djeshme nga Christie’s, një portret i madh është shitur për 27,5 milionë dollarë.
Në vitin 2007 aktori britanik Hugh Grant, për një portret të Liz, ka paguar shifrën e 23.5 milionë dollarësh tek Christie’s.
r.b/NOA