English

Mbërrin në KQZ pa konsensusin e PD tabela e rezultatit të njësisë 5

Tiranë, 16 maj 2011, NOA – Ka mbërritur sot pasdite në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tabela e rezultatit të minibashkisë nr. 5 për kryebashkiakun e Tiranës, që mban peng konfrontimin e rezultateve në rang qyteti.

Por, kjo tabelë është firmosur vetëm nga komisionerët e Partisë Socialiste, dhe është dërguar në KQZ pa konsensusin e komisionerëve demokratë.

KQZ ka njoftuar një mbledhje për në orën 18.00 ku do të shqyrtohen tabelat e rezultateve për të 11 KZAZ-të e kryeqytetit.

Ndërkohë KQZ e ka shtyrë për të martën numërimin e votave për këshillin bashkiak në minibashkinë 5, i cili do të rinisë të martën në orën 09.00.

Mbledhja e KQZ-së do të zhvillohet pikërisht pas takimit të kryekomisionerit Arben Ristani me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi dhe me atë të OSBE-së Eugen Wollfarth.

mit/NOA

KOMENTE