English

Nis fushata parazgjedhore në Maqedoni

Shkup, 16 maj, NOA - Partia kryesore opozitare e Maqedonisë, ka lansuar fushatën e saj për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 5 qershor, me bindjen se do t’i jepet fund bllokimit disa mujor politik të shtetit, i cili shpreson për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Partia që ka zgjedhur slloganin, “Për të Ardhmen Time”, kishte arritur të mbledhë 60 mijë persona duke shprehur paknaqësinë me autoritetet komunale të cilët ia refuzuan kërkesën për tu mbledhur në stadiumin e qytetit.

Lideri i partisë socialdemokrate, Branko Cervenkovski, i ka bërë thirrje kryeministrit, Nikolla Gruevski, udhëheqësit të partisë kryesore, VMRO –DPMNE, që të përballen në një duel televiziv që të diskutojnë situatën e përkeqësuar politike dhe ekonomike të vendit.

“Ne duhet të fitojmë dhe do të fitojmë pasi që duhet të ndalohet varfërimi i mëtejshëm,” i tha turmës, Cërvenkovski.

NOA

KOMENTE