Tiranë, 16 maj 2011, NOA- Mengjesi i neserm do te nise me alternime te kthjellimeve dhe vranesirave ne bregdet dhe ne qender por ne pjesen tjeter te vendit do te kete vransira dhe shira te dobet. Mesdita do te sjelle shtim te vransirave dhe shirave ne te gjithe vendin.
Shqiperia
Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira te konsiderueshem ne Qender – Jug, ndersa shira me intensitet me te ulet do te bien ne pjesen tjeter te territorit shqiptar. Gjate nates parashikohet dobesim i ndjeshem i vranesirave dhe shirave ne te gjithe vendin.
Temperaturat e ajrit do te pesojne renie me 4 grade ne vlerat e mengjesit por mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne vend.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 18 km/h dhe drejtim Jugperendimor, ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.
Europa
Europa qendrore dhe vendet e Balltikut do te mbeten me kushte te paqendrueshme atmosferike ku vranesirat dhe shirat do te jene dominuese ne keto vende. Shira me te dendur do te bien ne Gjermani dhe ne Çeki. Po ashtu vranesira dhe shira do te kete edhe ne ishujt Britanike por me intesitet disi me te ulet. Gjithashtu me vranesira dhe shira do te kete Ballkani dhe Vendet Nordike ne keto rajone do te kete edhe renie te ndjeshme te temperaturave. Ndryshe paraqitet situata ne Europen Jugperendimore ne nje pjese te rajonit te Mesdheut dhe ne Europen Lindore ku moti i kthjellet do te jete dominues.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Ishujt Britanike do te mbeten me shira intensive
- Gjermania do te rrezikohet per rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere
- Vendet Nordike rrezikohen nga ere e forte dhe shira te dendura
a.y/NOA