Nju Jork, 16 Maj NOA - Aktori amerikan Leonardo di Caprio dhe modelja izraelite Bar Rafael kanë vendosur të ndahen dhe lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “The New York Post”, ku është theksuar se fundi i raportit të tyre ishte miqësor dhe të dy kane mbetur miq dhe flasim me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve të afërta të ish-çiftit, ndarja e tyre nuk ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes të një personi të tretë, kjo edhe pse Rafaeli është fotografuar në Berlin në praninë e një personi misterioz.
Di Caprio dhe modelja izraelite janë lidhur rreth 6 vite më parë, këtu përfshirë dhe një ndarje të përkohshme në 2009.
r.b/NOA