English

PS: Të shkarkohen komisionerët e PD në KZAZ 49

Tiranë, 16 maj, NOA – Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj ka kërkuar sot shkarkimin e komisionerëve të Partisë Demokratike në njësinë numër 5, KZAZ-ja 49 në Tiranë. Ai u shpreh se komisionerët e djathtë kanë shkelur ligjin duke mos ju bindur asnjë parimi ligjor në shpalljen e rezultatit. Gjonçaj ka theksuar se në këtë njësi numërimi i votave për kreun e bashkisë ka përfunduar prej 48 orësh dhe nuk ka rezultat të firmosur.

“Situata në njësinë 5 në KZAZ-në 49 nuk është normalizuar. Kjo është një vonesë e qëllimshme që bëhet për të mos dalë rezultati i zgjedhjeve të 8 majit. Unë do kërkoja shkarkimin e komisionerëve të PD, pasi janë të papërgjegjshme dhe po bëjnë sjellje kriminale ndaj procesit”, tha Genc Gjonçaj.

a.k.NOA

KOMENTE