Tiranë, 16 maj, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë sot një vendim për shpalljen e rezultatit në Tiranë. Në orën 10:00 është parashikuar që të zhvillohet mbledhja mbi këtë çështje, ku do të mbahen dhe qëndrimet nga palët.
Partia Socialiste kërkoi dje që shpallja e rezultatit të bëhej sa më shpejt. Ndërsa, kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se ky institucion do të ndërmarrë një vendim 48 orë pasi të mbërrijë edhe tabela e fundit nga KZAZ-ja.
Shpallja e rezultatit përfundimtar, lidhet me mbledhjen e të gjitha tabelave të rezultateve në qendrat e numërimit në Tiranë dhe verifikimi i tyre.
a.k.NOA