Tiranë, 16 maj, NOA – Një 54 vjeçar është vrarë ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Gazetari i agjencisë NOA raporton nga vendngjarja se viktima është një burrë i moshës 54-vjeç. Ndërsa autori i vrasjes është një 60-vjeçar.
Viktima dhe vrasësi banonin në një zonë dhe dyshohet se shkak mund të ketë qenë një debat për motive të dobëta. Polica ka shkuar menjëherë në vendngjarja dhe ka nisur hetimet, për arësyet që kanë sjellë vrasjen mes fqinjëve. Ndërkohë që pritet të konfirmohen dhe emri i viktimës dhe agresorit.
a.k/NOA (vijon...)