English

Shkodër, arrestohet 36-vjeçari që kanosi me thikë

Shkodër, 16 maj 2011, NOA – Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 36-vjeçarin Angjelin Rrethaj, i cili kanosi me armë të ftohtë një tjetër person.

36-vjeçari Rrethaj, i lindur në fshatin Plan të Dukagjinit dhe banues në fshatin Grudë e Re në Komunën Rrethina të Shkodrës u arrestua për shkak se kanosi për motive të dobëta 57-vjeçarin me iniciale Sh.S., banues në fshatin Melgush, në komunën Bushat të Shkodrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar të arrestuarit iu gjet në brez një armë e ftohtë, thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Angjelin Rrethaj do të ndiqet penalisht për dy vepra penale, atë të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

mit/NOA

KOMENTE