English

Shumë kripë, më e rrezikshme se duhani

Itali, 16 Maj NOA - Konsumimi i kripës duhet thënë se ka ardhur gjithnjë e në rritje, ku tashmë 9 në 10 persona përdorin 10 gramë kripë në ditë që përkon e dyfishin e masës së rekomanduar.

Këtë fakt e ka demonstruar një studim i kryer në Itali.

Është bërë e ditur se me një reduktim prej një luge çaji në ditë, në sasinë e kripës që konsumojmë, mund të shmangen 67 mijë raste infarktesh në harkun e një viti, 40 mijë iktuse, me avantazhe në shëndet shumë më të zhvilluara.

Gjithashtu është theksuar se rreziqet që kanosen nga mbidoza e kripës janë shumë më të mëdha krahasuar me ato që mund të sjellë duhani apo mbipesha.

r.b/NOA

KOMENTE