Japoni, 16 Maj NOA - Sony ka nisur ditën e sotme rimëkëmbjen graduale të shërbimit të saj online të Playstation Network, përafro një muaj distancë nga sulmi që pësuan nga hakerat, që detyruan në pezullimin e operacioneve shumëkombëshe.
Shumë klientë ngelën të pakënaqur, madje dhe të irrituar nga kjo ngjarje, pasi u cënuan të dhënat e tyre personale.
Në këtë situatë të krijuar, Sony u mundua që të sillte sa më në kontroll situatën dhe pikërisht, lojërat online nëpërmjet Playstation 3 dhe PSP, tashmë kanë nisur sërish të jenë funksionale në SHBA, Evropë, Australi, Zelandë e Re dhe në Lindjen e Mesme.
r.b/NOA