Nga Sali Berisha
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për shqiptarët të cilët sipas rezultatet të shpallura nga komisioni zgjedhor i zgjedhjeve i dhanë “Aleancës për Qytetarin”, pra vetes së tyre 140 mijë vota më shumë se koalicionit “Fajin e ka Saliu”.
Zonja dhe zotërinj duke shprehur mirënjohjen time të pakufishme për këtë vlerësim të ndershëm, që qytetarët shqiptarë ju bënë reformave të thella të kësaj qeverie, arritjet e tyre historike në mbështetje të këtyre reformave, transformimeve të mëdha të këtij vendi që po shkon drejt finalizimit të sistemit rrugor më modern në Europë, që ka vendosur dhe ka ecur me shpejtësi të rrufeshme në moshën dixhitale, që ka bërë transformimet më të thella në linjën e biznesit, vlerësimin që zgjedhësit shqiptarë i kanë bërë, e i bëjnë modelit ekonomik të qeverisë sime.
Model i cili ka bërë që Shqipëria për 3 vite me radhë ka kryesuar rritjen më të madhe në Europë, model i cili ka bërë që të jetë ndër më të paktët pensionistët dhe punonjësit që të kenë rritje të madhe dhe të qëndrueshme të rrogave dhe të pensioneve, në kushtet e një tsunami financiar, model i cili bëri që lufta kundër korrupsionit si epiqendër e të gjitha përpjekjeve të qeverisë me duar të pastra, të 2-fishojë të ardhurat buxhetore.
Ka bërë që Shqipëria të ketë sot, siç deklarojnë institucionet më serioze ndërkombëtare si një nga sistemet më të mira në botë të prokurimit publik, ka bërë që Shqipëria të shndërrohet në mënyrën më të paimagjinueshme në një hark kohor 6-vjeçar në hartën e turizmit botëror në Miss Bota 2011 për sa i përket turizmin.
Por duhet të garantoj secilin prej tyre dhe të gjithë ata që nuk votuan mbështetje, se këto që kemi bërë janë vetëm një horizont i ri që na mundësoi shumë për të bërë dhe kemi shumë më tepër për të bërë.
Kemi për të bërë edhe shumë më tepër në të gjitha fushat në mënyrë që të ecim me hapin më të sigurtë drejt destinacionit tonë Europian.
Shqiptarët janë kombi që mbështet më shumë se çdo komb tjetër në integrimin Europian dhe unë këtë e konsideroj si gjënë më të mençur të tyre dhe më të madhe sepse nuk mund të projektonin të ardhmen më të shkëlqyer për vete dhe fëmijët e tyre ndaj edhe unë jam këtu për ti falenderuar, një analizë të detajuar të këtij plebishiti popullor për reformat e qeverisë apo referendumit popullor të cilat tejkalojë nga çdo lloj parashikimi.
Kur exit- pollet, të cilave unë nuk u besoj, më nxirrnin mua dhe koalicionin që unë drejtoj me 2 shifra më shumë përpara, unë prisja rezultatin me durim, pra siç e shihni sot ka një forcë qeverisëse, e përkthyer kjo në deputetë dhe kësaj i thonë 14 deputetë të grupit të mazhorancës, ose 16 deputetë të standardit votë për deputet, deputet pak më shumë të minorancës.
Në bazë të shifrave, deputetët që janë ulur në Parlament janë me 9 mijë vota për secilin, pasi këtë e nxori sistemi normal, por deputetët tanë janë me 10 mijë vota.
Këto janë 140 mijë vota dhe kjo është një energji e madhe për reformat e ardhshme, kjo është një mbështetje e madhe dhe inkurajuese për të vazhduar reformat më të mëdha në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë më shpejt ato që meritojnë.
Qytetarët kanë konturuar në këtë fushatë, projektin e madh “Shqipëria vendi më i madh 2017” pasi Shqipëria i ka të gjitha potencialet ashtu si as edhe një vend tjetër për të kapur nivele shumë të larta zhvillimi.
Ka burime njerëzore të shkëlqyera ndër më të aftat dhe më të aftësuarat, ka potenciale të shumta turistike dhe në qoftë se ka arritur në 3.5 milionë, jo më shumë se në gjysmën e shfrytëzimit të këtij potenciali, mos harroni se ky është një vend malor dhe turizmi malor është apostafat sporadik në këtë vend. Ndërkohë që vendet e tjera janë vetëm malorë siç është Austria, Zvicra me det, dhe do të jetë jo e largët dita kur Zvicra me det të thotë fjalën e saj në rajon.
Shqipëria ka burime të jashtëzakonshme ujore për sipërfaqet që ka .Ujërat e saj me shpejtësi po shtohen në vlera për qytetarët shqiptarë.
Janë dhjetëra hidrocentrale në ndërtim e sipër, malet e saj dhe me gjiret e veta rezerva botërore të kromit, nikelit, bakrit, hekurit por mbi të gjitha potenciali me i madh i saj janë liritë e garantuara, ajo është pasuria më e çmuar e shqiptarëve e kombinuar me të gjitha këto të tjera.
“Shqipëria vendi i zhvilluar 2017”, është objektivi ynë madhor duke shtuar këtu projektin tjetër madhor “ Shqipëria kopshti më i bukur i botës” .
Unë qëndroj shumë pas ideve të mia, dhe sapo të lehtësohet pak buxheti nga rrugët, ne do t’u përkushtohemi kodrave, luginave, shpateve të këtij vendi, për të ndërtuar dhe për të ngritur kopshtin më të bukur që ka pasur Europa ndonjëherë.
Gjeografia e ka bërë të tillë këtë vend. Natyra e ka bërë të tillë këtë vend, uji cilësia e mrekullueshme e tokës, bëjnë që Shqipëria të shndërrohet në mënyrën më të sigurtë, në kopshtin më të madh.
Jam këtu gjithashtu që të shpreh mirënjohjen dhe kënaqësinë time për “Tirana blu”. Tirana u gdhi sot blu, dhe ky është gjithashtu, një shpërblim i madh. Ju jam shumë mirënjohës qytetarëve të Tiranës. 7 minibashki u fituan nga përfaqësuesit e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Qytetari votoi për veten e tij dhe kjo është një fitore e thellë e shkëlqyer dhe e paprecedent, që prej 15 vitesh. Natyrisht Tirana votoi blu, sepse fushata këtu u drejtua në shkallën më të lartë të qytetarisë, nga kandidati i aleancës, z. Lulzim Basha.
Ja doli z. Basha, me fushatën e tij siç më kanë shkruar edhe shumë qytetarë në mesazhet e tyre e kanë quajtur, Festivalin më të bukur elektoral. Tirana e meritonte këtë.
Tirana udhëheq dhe do të udhëheqë, ky është kryeqyteti ynë, dhe unë ndaj një mirënjohje të thellë për të punuar me këta të zgjedhur, në interesin më të madh e më të mirë të këtij qyteti. Nuk do të harroj se ne kemi shpallur si filozofi tonën, më të vështirën, ne nuk bojkotojmë, nuk braktisim asnjë vend të këtij territori, dhe ju garantoj që po të kërkoni ju në arkivat tuaja, paraardhësit tanë kishin krijuar zonat dhe territoret e asgjësë.
Zonat dhe territoret ku nuk duhet investuar, apo ku nuk vlen të investohet.
Ne kemi filozofi tjetër, dhe besojmë se duhet të investojmë kudo, aty ku jetojnë qytetarët shqiptarë, dhe besojmë se kudo tjetër në këtë vend ka kushte dhe premise për të ndërtuar një jetë më të mirë.
Ju nuk keni qenë në Frashër, shumica edhe mund të keni qenë, por edhe unë kam qenë shumë herë, sepse e kam atë si tempullin e frymëzimit, por si Frashëri ka shumë komuna të tjera, dhe e parë më syrin e njeriu jo punëtor, mund edhe të thotë mendja: Po ju çfarë bëni këtu, sepse është një shpat shumë i thellë? Të mos harrojmë se aty kanë jetuar kryefamiljet e shqiptarëve, të cilët kanë jetuar në varfëri ndërsa e kishin kopësht Frashrin.
Mora Frashrin por është edhe Lekbibaj, Mokra, pra nuk ka ky vend një pëllëmbë tokë të braktisur, e për këtë fakt investimet janë jetike dhe të mëdha duke ju përmbajtur kësaj filozofie.
Në bazë të saj, natyrisht që Tirana do të jetë prioritare, sepse ai është kryeqyteti ynë dhe është e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Çdo njeri, që ka lindur në qytetin apo edhe fshatin e tij, e do Tiranën si vendin e vet me të cilin duhet të krenohet në Shqipëri e botë. Ndaj edhe ne jemi të vendosur si qeveri të përcaktojmë mekanizmat dhe bashkëpunimin shumë të ngushtë me të zgjedhurit në mënyrë që të ngremë Tiranën në lartësinë e pritshmërisë të qytetarëve të saj dhe të shqiptarëve në tërësi.
Ka një zhvillim madhor, votat i numëruat ju, i numëruan mediat, si në asnjë vend tjetër. Një transparencë e pashoqe, për të cilën ne duhet të krenohemi dhe kurrë nuk duhet të kemi eufori, por të jemi të bindur se kemi ende shumë për të bërë. Ne nuk duhet të harrojmë se në këtë rrugë, duhet të jemi të aftë të arrijmë standarde të larta europiane, edhe shumë përpara të tjerëve.
Për t’ua ilustruar, këtë dje po lexoja një material të një institucioni global për një vlerësim të Shqipërisë, ku kishte marrë 36 vende, kishte plus e minus të saj, por shkruante se kemi një nga prokurimet publike më të mira në botë. Kur të vijnë te numërimi i votave, do të thonë, ka standard të lartë, pasi nuk është e lehtë të pretendosh që Shqipëria ta ketë, por ja që e kemi. Pra ne ndërtojmë standardet e Shqipërisë njëra pas tjetrës.