Prishtinë, 16 maj, NOA -Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka zbuluar kontratën midis Qeverisë dhe kompanisë së angazhuar për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdare, pjesë të së cilës deri më tash janë bërë publike në formë të pjesshme.
Kjo Lëvizje pretendon se kontrata i ëstë dërguar udhëheqësve të saj, Albin Kurtit dhe Visar Ymerit, nga persona të panjohur.
Për më shumë hollësi mbi këtë çështje, drejtuesit e Vetëvendosjes pritet të mbajnë një takim me gazetarët në orët e pasdites.