English

Vijon epopeja e Tiranës, nis mbledhja, KQZ shqyrton ankimimet

Tiranë, 16 maj 2011, NOA- Edhe pse filloi me vonesë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndryshe nga ç’prisnin të gjithë shqiptarët, shqyrtimin e tabelave të rezultateve të KZAZ-ve të kryeqytetit, ky komision sërish ka nisur punën duke shqyrtuar ankesat e partive të tjera, për komuna të ndryshme në vend.

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Arben Ristani, që në hapje të mbledhjes deklaroi se tabelat e rezultateve të kryeqytetit do të shqyrtohen më vonë.

Ndërkaq nga ana e gjithë shqiptarëve sytë janë drejtuar drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prej afro 10 ditësh, pasi siç është e udhës, çdo garë e nxjerr një fitues, ndërsa fituesi i kryeqytetit është ende i munguar.

Ajo çka nuk dihet, është fakti se cilat kanë qenë rekomandimet e tre ambasadorëve ndërkombëtarë, të cilët rreth një orë më parë nisën një takim me drejtuesit e KQZ-së për tu dhënë atyre këshillat për vijimin e administrimit të rezultateve të betejës së kryeqytetit, ndoshta dhe për ankimimet e subjekteve të ndryshme politike.

a.y/NOA

KOMENTE