English

Berisha-Frehner: Mirënjohje kontributit për forcimin e institucioneve në vend

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Kryeministri Berisha priti sot në një takim delegacionin e Fondacionit “Konrad Adenauer”, të kryesuar nga Willibold Frehner.

Gjatë bisedës mes tyre kreu i qeverisë i shprehu zotit Frehner mirënjohjen për kontributin që Fondacioni “Konrad Adenauer”, i cili është prezent në Shqipëri dhe për kontributin e dhënë për forcimin e institucioneve demokratike në vend.

Më tej ai e njohu delegacionin me reformat e ndërmarra dhe arritjet e qeverisë shqiptare në vitet e fundit, veçanërisht në zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe investimet, në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Nga ana e tij zoti Frehner i shprehu Kryeministrit vlerësimet për zhvillimet pozitive të Shqipërisë gjatë këtyre viteve.

Pasi shprehu vlerësime për bashkëpunimet e deritanishme, zoti Frehner i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë e fondacionit “Konrad Adenauer” për të forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, në shumë fusha.

Një tjetër temë e diskutuar në takim ishin zgjedhjet e 8 majit, që sipas kreut të ekzekutivit u mbajtën sipas standardeve.

a.y/NOA

KOMENTE