Tiranë, 17 maj, NOA – Pak minuta më parë tre ambasadorët, e SHBA, BE dhe OSBE kanë nisur një takim me kryeministrin Sali Berisha. Në qendër të takimit pritjet të jetë situata e krijuar pas zgjedhjeve lokale. Pra takimit me kryeministri, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, dolën me një deklaratë të përbashkët për mediat. Dy ishim mesazhet kryesore të ambasadorëve. Shpallja e rezultatit paraprak nga KQZ dhe zhvillimi i një procesi ankimor sipas ligjeve të vendit.
“Më shumë se një javë ka kaluar që kur një numër i madh votuesish në Tiranë votuan për postin e kryetarit të bashkisë, më 8 maj. Qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve. Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre ambasadorëve.
a.k/NOA