Austri, 17 maj, NOA - Ish-kreu i rrjetit terrorist “Al Kaeda”, Osama Bin Laden në vitin 1993 është pajisur me shtetësi të Bosnjë-Hercegovinës. Kjo bëhet e ditur nga media austriake, të cilat kanë shkruar se Bin Laden ka marrë shtetësinë boshnjake në ambasadën e Bosnjë-Hercegovinës në Vjenë. Në këtë periudhë ndaj tij nuk ka pasur ndonjë ndjekje apo fletëarrest ndërkombëtar dhe se ai ka arritur që të pajiset edhe me pasaportën boshnjake.
Ministria e Jashtme e BH-së ka hedhur poshtë pretendimet e medieve austriake, duke i cilësuar si të pavërteta. “Unë nuk kam njohuri për këtë dhe mendoj se bëhet fjalë për spekulime të ndryshme që kanë për qëllim që të tregojnë BH-në si një çerdhe të muxhahedinëve dhe të tjerëve”, deklaroi ministri i jashtëm boshnjak, Sven Alkalaj.
NOA/INA