Tiranë, 17 maj, NOA – Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti tha sot se problemi i fletëve të votimit që janë gjetur në kutitë e kandidatëve të njësive të kandidatëve për minibashki duhet të shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kosovrasti tha se Kodi Zgjedhor e parashikon që këtë situatë të mos e zgjidhin KZAZ-të, por KQZ-ja.
Ai i shpreh se nuk duhet të ketë nxitim për shpalljen e rezultatit kur në shumë KZAZ në Tiranë, ka pasur probleme gjatë numërimit të kutive për minibashkitë, ku janë gjetur fletë votimi të kandidatëve.
Neni 123 i Kodit Zgjedhor thotë shprehimisht se “Kur gjatë llogaritjes së tabelës, KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vëren mospërputhje të shifrave të tabelës përmbledhëse me tabelat e rezultateve të qendrave të votimit, merr vendim për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit me shifrat e korrigjuara, duke u bazuar në origjinalet e tabelave të qendrave të votimit. Një kopje e Vendimit për miratimin e Tabelës e Përmbledhëse të Rezultatit për Zonën Zgjedhore u jepet të gjitha subjekteve zgjedhore që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e zonës zgjedhore përkatëse”.
a.k/NOA