English

Haxhinasto pas Romës, fluturon drejt Bukureshtit

Tiranë, 17 maj, NOA - Në kuadër të rritjes së nivelit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes të Rumanisë dhe Shqipërisë, gjatë datave 19-20 maj zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto do të zhvillojë një vizitë në Bukuresht.

Lajmi është bërë me dije nga përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Rumani, Sami Shiba, gjatë një interviste për mediat rumune.

Vizita e Haxhinastos në Rumani pasnesër, mbërrin menjëherë pas asaj që ai ka zhvilluar sot në Romë.

Në kuadër të pjesëmarrjes në takimin ndërkombëtar “Qeverisja globale dhe reforma e Këshillit të Sigurimit”, ai bëri edhe një vizitë tek Urdhri Sovran i Maltës, ku u takua me Princin dhe Mjeshtrin e Madh, Fra’ Matheu Festinger.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Romë, ministri i Jashtëm Haxhinasto bëri edhe një vizitë tek Komuniteti i Sant Exhidios, ku u takua me Monsinjor Vincenso Palja.

n.e/NOA

KOMENTE