English

KQZ mund të shtyjë sërish fituesin e Tiranës, shkak fletët e kontestuara

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak më parë ndërpreu mbledhjen e radhës për ta rifilluar sërish atë në orën 13:30, ku pritet të shqyrtojë aktin që ka të bëjë me rishikimin e fletëve të kontestuara.

Burime zyrtare paranë KQZ, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se përmbajtja e këtij akti thotë se rezultati për fituesin e Bashkisë së Tiranës, do të dalë pas përfundimit të numërimit të votave nëpër të gjitha minibashkitë, në mënyrë që edhe nga këto kuti të shikohen fletët e votimit të kontestuara.

Në mbledhjen që pritet të fillojë pak minuta më pas, KQZ pritet të miratojë aktin për të shqyrtuar tabelat e rezultateve.

Akti përmban kërkesat e KZAZ-ve numër 46,48, 49, 51, 53 ,54 dhe 55, ku kërkohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të vlerësohen votat e kontestuara.

Të njëjtat burim thonë për NOA, se akti vijon duke specifikuar se KQZ duhet të vlerësojë këto fletë votimi dhe të vendosë se cili prej kandidatëve apo subjekteve politike u përkasin këto fletë votimi dhe se ky proces duhet të bëhet pas përfundimit të rezultateve për kryetarët e minibashkive dhe këshilltarëve, pasi theksohet se rezultati për Tiranën nuk mund të jepet pa u llogaritur këto vota.

Në vijim akti shprehet se, KQZ duhet të pezullojë shpalljen e rezultateve deri sa të përfundojë numërimi i votave për kryetarët e minibashkive dhe këshillave bashkiakë, pasi vetëm kështu rezultati për kryetarin e ri të bashkisë së kryeqytetit do të ishte i saktë.

Sakaq duket se kjo mund të bëjë që të shtyhet sërish shpallja e rezultatit, pasi nga ky komision do pritet që në mbledhjen e pak minutave më vonë, të miratohet ose jo ky akt, nga ku do të varet edhe afati për shpalljen e fituesit të garës së Tiranës.

a.y.NOA

KOMENTE
  • Loreta Hasa13:39 - 17 Maj 2011
    te njife te tera fletet e votimit qe jane hedhur gabimishte ne kutite e mini bashkive per kryetarin e bashkise ,si per ato flate votim per EDVIN RAMEN GJITHASHTU DHE PER LULEZIM BASHEN te njifen te tera se populli i TIRANES do voten e tyre pavarsishte gabimit qe eshte ber dhe paskesaj le te fitoj kush te doje ..............