Los Anxhelos, 17 maj NOA - Më në fund e nxori dhe mësimin e duhur.
Pas dënimit për vjedhje, Lindsay Lohan është e gatshme të ndryshojë jetën e saj.
Këtë fakt e mbështesin miqtë e saj, që në sitin Tmz pohojnë: “E ka mbyllur si me drogën ashtu dhe me alkoolin. Tani është e qetë”.
Aktorja duhet të zbatojë një dënim prej 120 ditësh arrest shtëpie dhe 480 orë punë në shërbimet shoqërore.
“Është në paqe me veten e saj – bëjnë të ditur miqtë e Lohan – e ka pritur mirë vendimin e gjykatësit. Ka vendosur që tani të ecë në një rrugë të mbarë, ka mësuar të pranojë fatin e saj”.
r.b/NOA