Australi, 17 Maj NOA - Është shtrirë në parvazin e ballkonit të tij dh më pas ka rënë në hapësirë.
Diçka e tillë ka ndodhur me Acton Beale, 20 vjeç, në shtëpinë e tij në Brisbane, në Australi, ku i riu pas një mbrëmje jashtë me miqtë e tij, kishte vendosur ta mbyllte sa më mirë të ishte e mundur me nj performancë “planking”, një lojë e çmendur ku protagonistët fotografohen në vendet më të çuditshme.
Beale, kishte zgjedhur të shtrihej në parvazin e ballkonit të shtëpisë së tij.
Fillimisht është fotografuar nga miqtë e tij, për të vënë foton në Facebook, të paktën siç lexohet nga “MailOnline”.
Komisari i policisë Ross Barnett, nga Brisbane, ka konfirmuar se Beale “mund të ketë rënë teksa po përpiqej të shtrihej”.
Edhe dëshmitarët kanë pohuar se gjithçka ka ndodhur në momentin që ai u përpoq të shtrihej në parvazin e hole të ballkonit.
r.b/NOA