Lezhë, 17 maj 2011, NOA- Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës pasi zotëronte armë dhe municione luftarake.
Emiljano Toma, nga qyteti i Lezhës u arrestua në flagrancë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij shtetasi, ju gjet një armë zjarri automatik model P 84, dhe një krehër me 15 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lidhur me ndalimin e 34-vjeçarit Toma, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
a.y/NOA